Kush është “koka” që financonte drogën e “Kodrës”, 37-vjeçari shkoi në Amerikën Latine si turist, por u bë trafikant

Date:

- Advertisement -

37-vjeçari Aldi Zonja është një ndër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, më kërkesë të SPAK në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë, Durrës dhe Nikël.

SPAK goditi një grup që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.

Nga hetimet ka rezultuar se Aldi Zonja është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme. Burime për media bëjnë me dije se Zonja kishte kruar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Larine 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dh këhstu ngritën skenën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike.

Kujtojmë se një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës është zbuluar në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës anë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Shtetas shqiptarë të arrestuar në operacionin e SPAK:

1- Geis Sejfullai, 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe, 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

5- Aldi Zonja, 37 vjeç, banues në Tiranë

6- Ismail Abdurrahmani , 51 vjeç, banues në Shkodër

7- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj të arrestuar në operacionin e SPAK:

1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Si vinte droga e papërpunuar në Shqipëri dhe si vepronte ky grup kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.

Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës. Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian.

Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Boksieri shqiptar mund serbin që në raundin e parë, gjyqtari ndërpreu ndeshjen (VIDEO)

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri, ka vazhduar serinë perfekte në...

“Po punoj shumë për finalizimin”, Qazim Laçi tregon dëshirën e çekëve: Donin të mos humbisnin sot

Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar...

Për herë të fundit para publikut, katër futbollistë i dhanë lamtumirën Kombëtares në ‘Air Albania’

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula...