Policia e Kosovës ndërmori mëngjesin e djeshëm një aksion, ku ka kryer bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë duke arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen.
Por duket se më shumë vëmendje në këtë aksion mori një prej policëve. E sigursht që vajzat nuk hezituan ta kërkonin atë në rrjetet sociale.
Sipas medieve në Kosovë bëhet fjalë për policin Florian Musa, i cili “rrëmbeu” vëmendje me pamjen e tij fizike.
Ai jeton në Prishtinë dhe shërben në njësinë policore të FSK Kosovës.
Po sipas medieve të mësipërme emri i tij rezulton të jetë emri më i kërkuar i ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe tashmë vajzat nuk kanë pse të mundohen për të kërkuar në internet për identitetin e tij.