Ky është shqipëtari që vrau gruan në sy të fëmijëve të mitur!

Date:

- Advertisement -

Personi që shihni në foto eshtë Azem Xhemaili, i cili vrau bashkëshorten e tij në Dortmund, ku jetonin prej disa vitesh.

E dhimbshme ështe se tre fëmijët e çiftit kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes.

28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut.

Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...