Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO-së

Date:

- Advertisement -

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Haxhiu ishte shpallur fajtor për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Në seancën e zhvilluar, avokati mbrojtës i Haxhiut, Detar Hysi, kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes me një trup gjykues të ri, duke insistuar se klienti i tij ishte i pafajshëm.

Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani mbështeti vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burg përjetshëm, duke theksuar se provat ishin të mjaftueshme për të dënuar Haxhiun. Ai po ashtu bëri të qartë se ekzistenca e një grupi kriminal të strukturuar ishte provuar, dhe se vrasjet ishin kryer si pasojë e një konflikti mes Haxhiut dhe kundërshtarit të tij, Xhuljo Shkurti.

Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Haxhiut.

Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Në fund, GJKKO vendosi të lërë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiin, duke konfirmuar se provat ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajesinë e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...