Laert Haxhiu flet me Cllevio Serbianon nga burgu grek: Kush të ka mërzitur?!

Date:

- Advertisement -

Laert Haxhiu, një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por që aktualisht ndodhet i burgosur në Greqi, ka gjetur kohën që të futet “live” në TikTok me mikun e tij. Teksa reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio Serbiano” ishte duke komunikuar me një mikun e tij që po ashtu ndodhej në burg, kur papritur në live flet edhe Laert Haxhiu. Cllevio i ankohet se e kanë “ngacmuar”, ndërsa Laert Haxhiu e “këshillon” sesi duhet të sillet me ata që reperi i konsiderohen si “armiqtë” e tij.

Laert Haxhiu: Kush janë ata motër*** që të kanë ngacmuar ty? Kush të ka ngacmuar?

Cllevio Serbiano: O të vdes unë,! Për kokë tate më kanë mërzit

Laert Haxhiu: Q*** motrën!

Më kishte marrë malli për kokën tate të të dëgjoj zërin.

Më pas, i tregon këngën me fjalët: Do më ekstradojnë u kap, edhe Laerti!

Të dy janë në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndodhen jashtë Shqipërisë. Reperi mendohet se ndodhet në Zvicër, ndërsa Haxhiu në Greqi. Ai u arrestua muaj më parë në Janinë pas shumë vitesh që ishte shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, ndërkohë që mes dy vendeve ka nisur një betejë për ekstradimin e tij.

Çfarë i lidh bashkë të dy?

Gjatë operacionit ‘Never forget’ është zbuluar se ishte banda e Laert Haxhiut, përgjegjëse për tritolin e vendosur disa herë me radhë në bizneset e reperit nga Durrësi. Por që ishin në pronësi dhe në emër të babait të tij, Bashkim Rajku.

SHERRI NISI NË TIK TOK, DEGRADOI NË JETËN REALE

Konflikti mes reperit Noizy dhe Kleviol Ahmetaj, i njohur si Cllevio Serbiano nisi në rrjetet sociale për t’u “zhvendosur” më pas edhe në jetën reale. Fillimisht ishte reperi nga Lushnja që ofendonte Noizy-n në rrjetet sociale. Por situata degradoi kur Ahmeti, edhe pse në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, shkoi tek lokali i Noizy-t në Durrës, ku edhe u qëllua me grusht nga reperi. Sërish i riu nga Lushnja përfundoi në burg për shkelje të masës së sigurisë. Me daljen nga burgu, nisi sërish kërcënimet dhe ofendimet në rrjetin social “TikTok”, e përgjatë një viti, bizneset e reperit Noizy (makina Ferrari, lokali dhe dyqani i rrobave) janë shkrumbuar disa herë. Për djegien e Ferrarit me vlerë 300 mijë euro, autori i ngjarjes, Siar Konti nga Vlora, është arrestuar dhe gjatë deklaratës së tij, ai ka zbuluar se pas ngjarjes fshihet reperi, Cllevio Serbiano. Nga ana tjetër, Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje. Por mesa duket, Konti nuk ka qenë i vetmi person që ka porositur për të dëmtuar edhe kundërshtarin e tij, pasi mesa duket për ndihmë është drejtuar edhe tek shoku i ngushtë i fëmijërisë. Por edhe pse të gjitha dyshimet të çojnë tek përfshirja e tij, por Policia nuk e përmendi kurrë emrin e reperit si “porositës”./Zëri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...