Lazio nxjerr nga tregu Hysajn, e përjashton nga ekipi dhe e lë 1 vit në tribunë

Date:

- Advertisement -

Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e ekipit të Lazios këtë sezon. Mbrojtësi i Kombëtares nuk është larguar nga klubi italian, por është përjashtuar nga lista zyrtare e skuadrës.

Mediat italiane raportojnë se kryeqytetasit kanë dorëzuar listën zyrtare të ekipit në Federatë dhe emri i Hysajt nuk figuron në të. Afrimet e shumta në merkato dhe rregullat për lojtarët italian e ato të akademisë kanë bërë që 30-vjeçari të përfundojë në tribunë këtë sezon.

Lazio i ka kërkuar të shkëpusë kontratën në mënyrë që të largohet falas, përderisa ofertat kanë munguar, por Hysaj nuk ka pranuar duke qëndruar stoik në kontratën që i skadon vitin tjetër e përfiton plot 2.4 milionë euro në sezon.

I vetmi shans që Hysaj të rikthehet në fushë është në rast emergjencë ku një lojtar dëmtohet apo skualifikohet dhe mund të zëvendësohet me dikë tjetër.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...