Babai i Laert Haxhiut ka folur sot për emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News.
Ai u pyet nga moderatorja Fiori Dardha në lidhje me njohjen e djalit të tij me Klea Gjatën, e cila akuzohet për bashkëpunim në vrasje.
“Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”, tha Qamil Haxhiu në Top News.
Qamil Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.
“Alban Selmakun nuk e njoh unë që jam qytetar i vjetër i Lushnjes, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat”.