“Luajti vetëm Nedim Bajrami dhe 10 të tjerë”! Tifozët e Rangers marrosen pas shqiptarit edhe në humbjen 1-4 ndaj Lion

Date:

- Advertisement -

Rangers humbi në shifrat 1-4 ndaj Lionit në Europa League, ndësa nga minuta e parë e takimit ishte edhe Nedim Bajrami. Për këdo që lexon vetëm kaq pak, gjëja e parë që mund të mendojë është performanca e dobët e mesfushorit shqiptar.

Në fakt jo vetëm që nuk është kështu, por Bajrami i ka bërë tifozët e Rangers të marrosen më shumë me të. Në rrjetin social “Tëitter”, të gjithë tifozët e Rangers kanë duartrokitur nivelin e performancës të Nedimit.

Madje në shumë raste, disa tifozë kanë thënë se kundër Lionit luajti vetëm Nedim Bajrami dhe 10 të tjerë, me këta të fundit që ishin tërësisht jashtë forme dhe loje, duke e lënë të vetëm shqiptarin në shkëlqimin e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related