Luante ragbi dhe do bëhej elektricist/ Franca po digjet për vrasjen e tij, kush ishte Naheli që s’e pa kurrë babin

Date:

- Advertisement -

Vrasja e Nahel M., 17 vjeç, i ka vënë flakën qyteteve të Francës, përfshirë edhe provincën e Nanterre në perëndim të Parisit, ku ai u rrit. Nahel ishte fëmijë i vetëm dhe ishte rritur vetëm nga nëna e tij, teksa babain nuk e kishte njohur kurrë. Atij i pëlqenin makinat, kishte punuar si shofer dhe luante ragbi.

Mediat franceze e kanë përshkruar djaloshin si të lëvizshëm, me një edukim kaotik, por jo të prirur drejt krimit apo konsumimit të drogave. Së fundmi ai qe regjistruar në një kurs jo larg shtëpisë së tij me qëllimin për tu bërë elektricist.

Ata që e njihnin në Nanterre, ku jetonte me nënë Mounia, thanë se ishte shumë i dashur. Ndërkohë, notat e tij në kolegj ishin të dobëta. Nahel nuk kishte asnjë precedent penal, por ishte i njohur për policinë, pasi e kishte ndaluar plot 5 herë në dy vitet e fundit.

Ndërkohë, mediat zbulojnë detaje rrëqethëse të ditës së fundit të 17-vjeçarit, i cili u godit me një plumb në gjoks, pasi refuzoi të ndalonte makinën, pas urdhrit të efektivëve të policisë. Djaloshi i kishte dhënë nënës një puthje para se ajo të shkonte në punë dhe i kishte thënë se e do shumë.

“Çfarë do të bëj tani? I kushtova gjithçka atij. Unë kam vetëm një, nuk kam 10 fëmijë. Ai ishte jeta ime, shoku im më i mirë”, shprehej nëna e dëshpëruar. Gjyshja e tij foli për të si një “djalë i sjellshëm, i mirë”. “Refuzimi për të ndalur nuk të jep leje për të vrarë. Të gjithë fëmijët e Republikës meritojnë drejtësi”, tha kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure.

Nahel kishte kaluar tre vitet e fundit duke luajtur për klubin e ragbisë, Pirates of Nanterre. Ai ishte pjesë e një programi integrimi për adoleshentët që kishin probleme në shkollë, drejtuar nga një shoqatë e quajtur “Ovale Citoyen”. Programi kishte për qëllim t’i vinte këta fëmijë në aktivitet dhe Nahel po mësonte të bëhej elektricist.

Presidenti i “Ovale Citoyen”, Jeff Puech, ishte një nga ata që e njihte më së miri Nahelin. Ai e kishte parë atë vetëm pak ditë më parë dhe tregoi për një “fëmijë që përdorte ragbinë për të larguar mendjen nga sfidat”.

“Ai ishte dikush që kishte vullnetin për t’u përshtatur në aspektin shoqëror dhe profesional, jo një fëmijë që merrej me drogë ose argëtohej nga krimi i të miturve”, tha Puech për Le Parisien. Ai vlerësoi “qëndrimin shembullor” të adoleshentit, shumë larg nga vrasja e pakëndshme e personazhit të pikturuar në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se Naheli ishte me origjinë nga Algjeria. “Dhuna e policisë ndodh çdo ditë, veçanërisht nëse je arab apo i zi”, tha një i ri në një qytet tjetër francez duke bërë thirrje për drejtësi për Nahelin. I riu kishte refuzuar edhe një herë tjetër t’i ndalonte policisë dhe për këtë ai ishte ndalur në paraburgim dhe pasi ishte liruar, ishte caktuar data e gjyqit në shtator.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...