“Luizgomonja.uk”/ Mediat angleze: Trafikantët shqiptarë ulin çmimin për kalimin me gomone, bëjnë reklamë me Luizin

Date:

- Advertisement -

Një nga gazetat më të rëndësishme në Angli, “The Telegraph” raporton se trafikantët shqiptarë kanë ulur çmimin për kalimin e Kanalit me gomone. Sipas saj, tani ata ofrojnë çmime prej 3 mijë sterlinash për emigrant.

“Trafikantët shqiptarë të njerëzve kanë ulur çmimet për kalimin e Kanalit me varka të vogla me vetëm 3 mijë sterlina për emigrant në një përpjekje për të sfiduar përpjekjet e qeverisë për parandalimin dhe deportimin”.

“Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin ka rënë nën 100 në muaj që nga tetori, duke bërë që bandat e trafikut të ulin çmimet e tyre me 40 përqind nga vera e kaluar, kur mesatarisht ishte 5 mijë sterlina për emigrant.

Ata po përdorin gjithashtu platformën e medieve sociale TikTok për të promovuar oferta në të cilat fëmijët mund të kalojnë Kanalin falas me gomone, ndërsa dy prindër duhet të paguajnë 6 mijë sterlina së bashku.

Bandat pretendojnë se kushdo që arrin, nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë që të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda.

Ministria e Brendshme ka prezantuar edhe një plan fluturimesh javore për dëbimet për në Shqipëri, që nga dhjetori kur Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje për largimin e shpejtë me kryeministrin Edi Rama. Rreth 500 shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe janë kthyer që nga fundi i vitit të kaluar”, shkruan gazeta.

Përmirësimi i motit këtë javë ka njohur një rritje të trafikut me gomone. Vetëm të premten kaluan 437 emigrantë, numri më i madh për këtë vit.

Gazeta thekson se trafikantët po përdorin emrin e Luiz Ejllit, personazhit të njohur të Big Brother VIP, për të joshur emigrantët.

“Bandat e trafikantëve po përdorin hashtag-un e Luiz Ejllit, njërit prej banorëve të shtëpisë brenda shfaqjes Big Brother VIP në Shqipëri, në përpjekje për të nxitur trafikun në faqet e tyre në TikTok”, shkruan gazeta.

Kjo gazetë raportoi javën e kaluar se shqiptarët po braktisin gomonet dhe po kalojnë drejt Anglisë me kamionë, pasi kështu ka më pak shanse që të kapen dhe të deportohen.

Siç vihet re në një prej “screenshoot-eve” të publikuara nga gazeta britanike, profili në TikTok e ka emrin “Luizgomonja.uk”, përveç se ka përdorur hashtagun #luizejlli, #stresi apo #noizy.

Burimi: The Telegraph

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...