Luizi i përgjigjet Mamaqit: Libri i tij u bë kaush për të shitur gështenja

Date:

- Advertisement -

Një dramë e re në showbizin shqiptare, ajo mes Ermal Mamaqit dhe Luiz Ejllit. Pak kohë më parë ishte Ermal Mamaqi, ai që foli në lidhje me filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor.

“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” u përgjigj Ermali.

I ftuar të hënën në “Më lër të flas”, Luizi u pyet mbi komentin e Ermalit, dhe nuk e kurseu as ai përgjigjen thumbuese.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të bërë kaush, për të shitur gështenja”, u shpreh Luizi.

Vitin e kaluar, Ermali botoi librin e tij, “Në garë me veten”, që sipas Luizit tashmë përdoret për të mbështjellë gështenja… Presim kundërpërgjigje!

/ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...