Pas reagimeve të Meridianit, rradhën duket se e ka Joni për t’ju përgjigjur deklaratës së Luizit. Për Jonin dhe Marion, këngëtari u shpreh se kishte 2 vite pa folur me ta.
Kujtojmë që Joni ishte dhe dëshmitar në dasmën e Luizit dhe Kiarës, në finalen e madhe të BBV.
Pas intervistës së Luizit, Joni ka shpërndarë në Instastory një fragment të shkëputur nga filmi i njohur shqiptar “Cifti i lumtur”, ku aktori shprehet me fjalët:
“Unë nuk e di se cfarë i thonë kësaj…”
Edhe pse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, duket sikur kjo është mënyra që Joni zgjodhi për t’u përgjigjur të gjithë situatës së krijuar.