Anija e parë me emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe, ka mbërritur në vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Anija “Libra” e Marinës italiane u nis ditën e djeshme dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në vendin tonë. 16 janë emigrantët e parë që kanë ardhur nga Italia në kampet e ngritura në vendin tonë.
Bëhet fjalë për 10 egjiptinanë dhe gjashtë nga Bangladeshi, të cilët ishin nisur me anije nga Sambrata dhe Zuara, Libi. Kostoja totale e udhëtimit të kësaj anije i kalon 250.000 euro. Ata do vendoset në qendrën e Gjadrit, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.
Emigrantët po vijnë në Shqipëri si rezultat i marrëveshjes me Italinë. Marrëveshje që është pritur me polemika nga opozita shqiptare dhe italiane, por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për të ndërkombëtarët, të cilët e kanë vlerësuar këtë marrëveshje të arritur mes dy vendeve.