Matthijs De Ligt në telashe, rrezikon deri në 3 vite burg…

Date:

- Advertisement -

Matthijs De Ligt po hetohet nga policia gjermane. Sipas së përditshmes Bild, qendërmbrojtësi u përfshi në një aksident, ku dyshohet se lojtari goditi një makinë pranë klubit të Bayernit dhe vazhdoi rrugën, pa u ndalur në vendngjarje.

Sipas të njëjtit burim, në aksident ka qenë një dëshmitar i cili ka njoftuar policinë. Duhet theksuar se De Ligt është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjeti tjetër është dashur të tërhiqet nga rruga.

Fakti që De Ligt u largua nga vendi i ngjarjes mund të komplikojë situatën për holandezin. Futbollisti mund të dënohet deri në tre vjet burg. Megjithatë, dënimi më i zakonshëm në këto lloj rastesh është gjoba e majme.

Deri më tani, as De Ligt dhe as Bayern nuk kanë komentuar për këtë çështje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...