Një apel për ndihmë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë tonë.
Një vajzë kërkon ndihmën e shqiptarëve për të shpëtuar jetën e dajës së saj.
Ajo thotë se daja Arjanit Dajlani, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, vuan prej shumë vitesh nga një sëmundje e cila i ka prekur rëndë mëlçinë.
Por tani gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai ka nevojë për transplant mëlçie, i cili në fakt është shumë i kushtueshëm.
Mbesa e Arjanitit iu kërkon shqiptarëve që ta ndihmojnë me sa munden në këtë moment të vështirë dhe të përballueshëm financiarisht për ta.
Apeli për ndihmë:
Pershendetje JOQ! Kam nje rast qe ka nevoje per vemendje urgjente, shpresoj ta merrni ne konsiderate. Eshte hapur nje llogari gofundme per nje familjarin tim dhe do e vleresonim shume neqoftese do mundej te postohej ne platformat tuaja sepse nevojitet me te vertet ndihme. Pershkrimin e situates e gjeni brenda linkut. Do ju ishim vertet mirenjohes neqoftese na ndihmoni.