“Mbizotëron në tokë dhe në ajër”! Sezoni “i çmendur” i Ardian Ismajlit, italianët e shpallin lojtarin më të mirë ndaj Fiorentinës

Date:

- Advertisement -

Ardian Ismajli e ka nisur këtë sezon të ri në mënyrë të përsosur. Fantastik ishte në ndeshjet me Shqipërinë në shtator, kështu po vazhdon edhe me Empolin në Serinë A. Kjo skuadër është mes atyre që kanë pësuar më pak gola deri tani në kampionatin italian, ndërsa mbajtën portën e paprekur edhe ndaj Fiorentinës në barazimin 0-0.

Me apo pa shiritin e kapitenit, Ismajli dëshmohet edhe njëherë tjetër si një lider i pathyeshëm. Për Tuttomercatoweb, mbrojtësi shqiptar ishte lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 7. “E dëshmon veten si një lojtar kyc në mbrojtjen e Empolit. Gjithmonë i fokusuar dhe i përpiktë në mbyllje, fiton pothuajse të gjitha duelet ajrore me sulmuesit kundërshtarë. Përvoja e tij dhe pozicionimi i saktë janë thelbësore në mbrojtje dhe neutralizimin e sulmeve të Fiorentinës”, shkruan media italiane.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ndërmjetësuesja gjyqësore Çobani thotë se çiftet në Shqipëri ndahen pasi meshkujt janë impotentë

Ndërmjetësuesja gjyqësore Eni Çobani ka deklaruar se arsyeja për...

“Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri!

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në...

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet Lorik Cana: Qëllimet e Armando Dukës janë të mira, por…

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet...