Një shtetas i moshës 44 vjeç është gjendur i mbytur në Liqenin e Ohrit në Pogradec. Viktima me iniciale J.S. është pikasur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë parë trupin e pajetë mbi ujë.
Mësohet se 44-vjeçari nga Shkupi kishte hyrë për t’u larë në liqen por që mund të ketë pësuar një atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht.
Aurel Jaçellari ishte së bashku me disa shokë të tij në momentin kur panë viktimën mbi ujë. Ata kanë njoftuar autoritetet dhe kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit të pajetë.
“Duke kaluar, ishte një i mbytur aty pranë bregut. Erdhi skafi (i policisë) dhe e nxorrëm. Nuk e di kush mund të jetë, thonë që është maqedonës jo shqiptarë. E nxorrëm me varkë me disa shokë, nuk ishte shumë thellë” – tha dëshmitari. .