“Më gjeni një trajner të mirë që merr një ekip të vogël”! Deklarata e bujshme e Mourinho: Vetëm unë dhe Anceloti, askush tjetër si ne

Date:

- Advertisement -

Jose Mourinho po shkakton edhe një herë bujë me pikëpamjet e tij të deklaruara publikisht dhe këtë herë “viktima” ishin trajnerë të shumtë të suksesshëm në të gjithë Evropën. ”Unë jam gjithmonë një Madrilen dhe do të jem gjithmonë,” tha Jose, duke kujtuar se Real është klubi i tij i preferuar. Ai aktualisht është duke punuar në Fenerbahce dhe shumë po pyesin se si një emër kaq i madh trajneri përfundon në ekipe shumë më të vogla.

“Nuk ndodh shpesh që trajnerë të suksesshëm të marrin punë më të vogla. Me përjashtim të Carlo Ancelottit në Everton. Atëherë të gjithë menduan se karriera e tij kishte mbaruar. Por ai u kthye në Madrid dhe mori një kampionat dominues spanjoll sezonin e kaluar”, pohon Mourinho.

“Kur të përfundojë brezi i Carlo-s dhe i imi, dyshoj se do të ketë karriera të ngjashme që mund të jenë të suksesshme për një kohë të gjatë. Sot, trajnerët e mirë arrijnë në majë më shpejt dhe i ndryshon karriera me të njëjtën shpejtësi. Unë dhe Carlo zgjatëm për një kohë shumë të gjatë. Këtu Ancelotti është një shembull, fitoi titullin e parë në 2003, dhe i fundit deri tani në 2024. Unë e fitova të parin në 2004 dhe të fundit në 2022. Si tifoz i Realit, dua që ai të qëndrojë në Madrid për një kohë të gjatë”, tha portugezi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...