“Më iku truri, kam qarë 3 ditë”, qytetarja denoncon agjencinë: Shkova në Gjermani, më futën në apartament me 5 djem

Date:

- Advertisement -

Agjencitë turistike që ofrojnë shërbime brenda dhe jashtë vendit janë shtuar shumë kohët e fundit.

Por sa të besueshme dhe të sakta janë këto agjenci, na e tregon një qytetare.

Ajo ka denoncuar në redaksinë tonë një agjenci që ndodhet në Durrës te Stacioni i Trenit pasi thotë se e kanë mashtruar për pjesën e kthimit të parave në rast anulimi të udhëtimit si dhe vendin e fjetjes.

Vajza thotë se me agjencinë ka kontaktuar për të rezervuar një vend fjetje në Gjermani pasi vetë nuk e bënte dot. Ajo thotë se ka paguar 275 euro për një apartament që i prezantuar nga agjencia ishte krejt ndryshme nga ai në realitet.

Sapo ka shkuar në Gjermani, vajza ka vënë re se apartamenti ishte për disa persona dhe aty ndodheshin 4-5 djem. Kur ka kontaktuar me agjencinë për këtë “problem” dhe kthimin mbrapsht të parave, vajza thotë se agjencia nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Në këto rrethana dhe duke mos pranuar qendrimin në apartament me persona të tjerë por edhe duke mos marrë asnjë zgjidhje nga agjencia, vajza i ka kërkuar para borxh një mikeshe të saj dhe ka qendruar në një apartament tjetër.

Ajo thotë se agjencia ka qenë në dijeni të apartamentit, tip hostel, që ndahet me të tjerët por nuk e pranon diçka të tillë. 275 eurot e paguara për apartamentin në Gjermani, qytetarja thotë se i kishte kursyer prej kohësh për të bërë një udhëtim për qejfin e saj.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq, dua te bej nje denoncim per nje agjensi qe me ka genjyer me kane marr leket e shife ku perfundova per me shum po ju nis fotot. U nisa per nje udhetim per qejf drejt Gjermanise dhe tek kjo agjensi ika per te paguar hoteljn, i kam dhe voiset do ti coj ku vajza thote do te kthehen leket nese ti e anulon te kthehen leket. Por mua mu desh te ndrroj datat ta anuloj vajza thonte ste kthej leke mbrapsht, i them hap kamerat sdon sepse e din qe e ka gabim e sdon me m’dhen leket. Nejse iku kjo e perdora bileten dhe ika n gjermani. Vec kur arrita cfare te shof, une paguajta leke per nje apartament privat vec kur kam hy kam pare qe ishte shpi me krevate u ndante me njerez te tjer ishin 4-5 cuna aty, me ka ik trruri. I thoja me nis leket mbrapsht te iki ne hotel tjeter, une aty tek pull vajz me 4-5 cuna ne shpi. Kam ikur nga aty jam futur ne borxhe me nje mikeshen time dhe kam ndejtur ne apartament tjeter sepse smund te rrija me cuna te tjer kur si dija kush ishin dhe agjensia thonte qe sja kemi iden tha ne nuk e dim qe shpia ndahet me te tjere. Apo e dinin dhe sdonin te trregonin, sepse bisedova me nje djal aty i cili me tha te njejte gje

Per me shum lexoni mesazhet, degjoni voisin se kam qen tu ja cu te shpis time qe po ja trregoja dhe degjoje vajzen kur flet, un isha fiks me ditet e mia per ti kerkuar leket mbrapsht dhe thonte jo sti jap. Kam qajt 3 dite rrjesht se skisha ca beja ngela mes 4 rrugve te gjermanis, ca te beja ku te shkoja, atje me 4 cuna smund te rrija per 3 nete. Shyqyr qe me ndihmoj nje mikeshe qe mora apartament tjeter dhe prap agjensia thot sme intereson fare ste jap asnje rimbursim mbrapsht. Une e pashe aparatamentin para se te shkoja, i kam dhe fotot, me pelqeu ishte shum i bukur dhe e pyta disa her qe shtepin e dua vetem jo nga kto share. Kontaktova agjensine sepse ishte hera e 1 dhe skisha bere me perpara rezervim dhe sdija

Keto foto mora nga agjensia un, kjo dera ketu ishte dhim ku rrinin 2-3 veta me duket se mbaj mend mir se ika direkt nuk ndejta fare. Telefonatat me vjen inat qe nuk i rregjisrrova dot sepse isha ne nerva e siper dhe me dol nga mendja, filloj duke bertitut ne telefon cme duhet mua sme intereson kercenonte. Nje cun aty te shpia ishte personi i cili kishte shtepin pronari dmth dhe po i trregoja kshu kshu, jo tha un te lajmerimi per shtepi me qera e kam ncjerr tha qe shtepia eshte share (ndare) me te tjere, nderkoh agjensia thonte jo

Une tani jam kthyer ne shqipri jam nisur disa here t shkoj ti bej naj dem agjensis por prap them me vete jo te merret policia me kete pune ju shkruajta dhe ju. Po tme kishte ndoshur gje atje mua kush mbante pergjesi, asnji. Un pagujta 275€ ndoshta jan pak, po per mua jane shume se un me rrog 250 mij lek punoj mezi i kisha mbledh ato lek per te ber nje udhetim per qef. Kjo agjensi ndodhet te durres te stacioni trrenit. nr e telefonit e keni te mesazhet. dhe faqen e instagramit jua nisa, do ju isha shum falenderuese nese e postoni pasi nuk dua qe ta pesoj dikush tjejter si une./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...