Në Komisariatin e Elefsinës, Greqi është vetëdorëzuar boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili shtatë ditë më parë dërgoi në reanimacion 36-vjeçarin Thanos Adam pas një sherri në rrugë.
Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka mbërritur në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.
Gjithçka ka ndodhur të premten mbrëma. 36-vjeçari grek kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet, i cili hyri ilegalisht në një rrugë njëkalimshme. Më pas ai ka nisur të debatojë me boksierin shqiptar i cili me një goditje në kokë e ka çuar në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.
36-vjeçari është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë.