“Më vjen keq që do të kalojnë shumë minuta pa prekur topin”! Gazetari në Rusi komenton ndeshjen Shqipëri-Spanjë: Daku është mësuar…

Date:

- Advertisement -

Gazetari i sportit në Rusi, Konstanti Genich, ka pasur vlerësimet më të larta për Mirlind Dakun. Genich e ka ngritur më shumë figurën e sulmuesit të Shqipërisë, madje duke kritikuar ekipet e tjera ruse sesi nuk e morën dhe në fund ishte vetëm Rubin Kazani që e afroi.

“Nuk e dija as kush ishte Mirlind Daku. Ai luajti diku në Slloveni, shënoi shumë. Pse Rubin, përmes kanaleve të tij, arriti tek ky djalë, por të tjerët jo? Me sa di unë, çmimi për Dakun është qesharak. Ka një sërë aftësish shumë të mira dhe më e rëndësishmja, i përdor në mënyrë shumë korrekte. A do të luajë në Europian?

Sigurisht që do të ketë minutat e tij. Nuk jam unë këtu për të vendosur për trajnerin e Shqipërisë, nëse Daku do të luajë apo jo, Shqipëria ka një grup të shkëlqyer për të treguar veten. Më vjen keq që do të luajnë kundër Spanjës dhe do të kalojnë shumë kohë pa e prekur topin, por nëse i vijnë në mendje ndeshjet me Rubin Kazan, Daku është mësuar me situata të tilla”, tha gazetari në Rusi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...