Shkruan Mentor Kikia
Kam lexuar e degjuar shume “ankesa”, edhe ne media, se gjeli i detit eshte shtrenjte, se kushton sa ke restoranti Nusretit, a si e ka ai hedh kripen me berryl….
Tani edhe mua me pelqen ta blej lire gjelin, por kam ca pyetje:
Ai karburanti vetem per juve eshte rritur, apo edhe per ate fshatarin qe u rri gjelave para-mbrapa derisa vjen dhjetori?
Po cmimet e tjera, mishi, djathi, kosi, perimet, rrobat, sherbimet …. vetem per juve jane rritur apo edhe per te zotin e gjelit. Nje kg djathe(jo nga ai me qumesht pluhur) 12 € apo jo? Pse nuk reagoni? Po nafta, apo u mesuam?
E dini ju sa vuan ai fashtari per ti rritur gjelat?
Dhe e fundit, gjeli eshte nje simbolike tryeze dhe ajo simbolike edhe duhet te kushtoje.
Por kur na e shet ai hallexhiu ne nervozohemi, ndersa kur shkojme ne Korce, Mavrove, Brezovice, Kolashin etj, shesim p…. duke postuar foto nga darkat qe kushtojne 200 € per person.
P.S 1: E di qe ankohet ai qe smundet. Por mendoj se edhe ata qe zihen kush do paguaje birrat ne lokal bejne te njejten gje.
P.S2: Gjeja qe nuk shkon eshte se perse duhet te kushtojne njesoj si ata qe rriten ne natyre me ata qe rriten ne stalla, me ushqime industriale e stimulante. Ketu duhet te nderhyje shteti. Ne mungese te shetit beni kujdes vete: Blejini tek fshataret qe i kane rritur ne natyre, mos u mashtroni nga pularite qe i rrisin ne stalla dhe dy jave para vitit te ri i pasaportizojme gjelat ne fshat.
Mentor Kikia: Mos u ankoni per cmimin e gjelit te detit, po ne restorant ankoheni ju?!
Date:
- Advertisement -
- Advertisement -