Mesfushori shqiptar është pranë hapit të rëndësishëm në karrierë, e kërkon ekipi nga Bundesliga

Date:

- Advertisement -

Florent Muslija pritet të ndërrojë skuadër këtë muaj. Mesfushori shqiptar aktualisht është pjesë e Paderbornit, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij pozitive. Sipas raportimeve nga Gjermania, skuadra nga Bundesliga kërkojnë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

Përpos Bohumit, në garë është futur edhe Frajburgu. Muslija ka dhënë miratimin për këta të fundit dhe negociatat po shkojnë me ritme pozitive. Mesfushorit 25-vjeçar i përfundon kontrata në verë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje është i mirëpritur edhe nga klubi i Bundesligës 2, Paderborni. Frajburgu aktualisht ndodhet në vendin e 8 të elitës së futbollit gjerman, vetëm 9 pikë nga zona e Ligës së Kampionëve./Halit Delibash-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...