Gazetarja Elsa Ymeri thotë se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara.
Gjatë një interviste televizive ajo tha se kjo është një nga arsyet pse meshkujt mund t’i japin fund një lidhje pasi nuk duan sfida të tjera në jetë.
Ajo tha se sfida e tyre zgjat deri te etapa e flirtit ose diçka tjetër, pastaj largohen menjëherë.
Meshkujt ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë! Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.