Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, viziton sot Kosovën. Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zviceriane e orëve, ndërsa lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një video.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Lladrovci ka publikuar një video ku bën me dije se aritisti i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme do të vizitojë Kosovën.
“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë.
Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne.
Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra.
Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”, shkruan ai.