Mirlind Daku në stol në 2 miqësoret, Sylvinho tregon arsyen: Nuk na lejonte UEFA

Date:

- Advertisement -

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve.

Ajo ç’ka ra në sy më së shumti në këto 2 miqësore nuk ishin fitoret, por mungesa e Mirlind Dakut në fushë. Edhe pse ai e mori ftesën nga trajneri Sylvinho për të qenë pjesë e Euro 2024, sulmuesi nga Gjilani nuk luajti asnjë minutë në asnjë nga miqësoret.

Pikërisht për situatën e Mirlind Dakut ka folur vetë trajneri Sylvinho. Ai thotë se problemi i vetëm ishte numri i zëvendësimeve, por edhe kërkesa e Mitajt dhe Gjimshitit për t’u zëvendësuar bënë që Daku të mos merrte minuta as sot.

“Daku? Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka.

Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti. Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të për zëvendësimet”, u shpreh Sylvinho.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related