Brajan Gruda ishte lojtarë të cilin tifozët shqiptarë po prisnin ta shihnin në listën e Silvinjos për EURO 2024-n. Por shpresat për të pranuar Shqipërinë janë thuajse 0, pasi lojtari në fjalë tashmë është thërritur nga trajneri i Gjermanisë në përgatitjet për Kampionatin Europian. I pyetur në konferenë në lidhje me Grudën dhe Rajtci, Tomas Myleri ka thënë se anësori i Majncit është një talent që mund t’ja dallosh lehtësisht aftësitë.
“Gruda dhe Rajtci? Janë të dy lojtarë të talentuar me cilësi të veçanta. Ata mund të vrapojnë dhe të vuajnë. Kur sheh Brajanin, mund ta dallosh që është një futbollist i mirë. Në fund, gjithçka që i duhet është vazhdimësia. Për këtë arsye e mora fanellën e tij në ndeshjen kundër tij. Po bëjnë të dy shumë mirë për ne. Nuk presja gjë tjetër”, ka thënë Tomas Myleri.