Mjekja u hakërrehet qytetarëve: Ju dhe prindërit tuaj tek ne do përfundoni!

Date:

- Advertisement -

Në një incident të ndodhur dy ditë më parë në QSUT, ku një infermiere ka hedhur telefonin e një familjareje të një pacienteje pas një përplasjeje verbale në videon e postuar nga JOQ ka nisur një polemikç shqetësuese.

Siç shihet edhe nga videoja, familjarja kishte filluar të filmonte brenda ambientit spitalor, për një konflikt mes një pacienti dhe një infermiereje tjetër, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të një infermiereje që ndodhej pas qytetares.

Në video shihet se infermierja i afrohet gruas dhe i kërkon të ndalojë filmimin, duke e goditur në dorë.

Por një rresht komentesh nga mjekja e QSUT Teuta Kamberi duke iu hakërryer në Instagram qytetarëve komentues nën video u ka lënë këtyre të fundit një shije të hidhur duke qenë se vijnë nga një punonjëse shtetërore që paguhet me taksat e popullit.

Mjekja e QSUT i është hakërryer komentuesve duke i thënë se ku e gjejnë të drejtën të filmojnë personelin mjekësor e më pas ka vazhduar duke i mallkuar me “shkofshi në djall”.

Kamberi nuk është ndalur së kërcënuari qytetarët duke i thënë: “Ju dhe prindërit tanë tek ne do përfundoni!” Kjo situatë ka ngjallur një sërë reagimesh nga qytetarët të cilët kanë shprehur indinjatë për gjuhën e përdorur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related