Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të doganave, i ka marrë kthesë jeta moderatores Ester Bylyku.
E reja e cila moderonte një emision showbizzi ku intervistonte personazhe të estradës shqiptare brenda një limuzine, ka ndërruar “karrige” duke u rehatuar në administratë.
Mësohet se Bylyku ka marrë një rol drejtues në policinë gjyqësore, ku do të angazhohet me procesin e Vettingut në doganat shqiptare.
Në vend të VIP-ave, e reja do të intervistojë doganierët, duke zëvendësuar fustanet me xixa në këmisha e xhaketa në garderobën e saj.