Moderatorja Megi Pojani ka qenë sot kryefjala e mediave rozë. Video e Megit ku kërcente e qeshte mbi varrin e stërgjyses bëri namin sot në rrjet dhe u kritikua jo pak jo vetëm nga fansat por edhe nga personazhe të njohur.
Disa prej tyre ishin reperi Noizy, këngëtarja Rozana Radi, gazetarja Desara e shumë personazhe të tjerë.
Por, si duket motrat e Megit kanë vendosur të shpallin “luftë” në rrjet”. Ka qenë motra e madhe e moderatores, Marsi, e cila i ka kthyer një përgjigje këngëtarëve, pra Noizyt dhe Rozanës.
Ajo ka publikuar një artikull ku thuhet se është në rregull të shkosh në funeral dhe të qeshësh.
“Përveç Rigelsit dhe Rozit, prandaj e kan kokën më të madhe se turpi, se mbajnë gjithë protokollin e cancel culture”, shkruan Marsi.
Por, Marsi nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vazhduar me postimet e saj, madje ajo ka komentuar dhe në postimin e reperit ku shante motrën e saj, Megin.
“O Rigels, ik vidh ndonjë bankë, bëj ndonjë veprim të frikshëm, se ti je trim me gjak shqiptari. Mos u merr me gratë,” shkruan ndër të tjera Marsi në komentin e saj, poshtë postimit të Noizy-t i cili më pas u fshi, duke përdorur edhe sharje vulgare.