Ky është momenti i kapur në fotografi, kur 51-vjeçari nga Lezha negocionte për shitjen e katër minave me telefon te disa persona në Vlorë.
Petrit Ndoji u arrestua sot nga Forcat “Operacionale” teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Ndoji, i cili është person me precedentë të mëparshëm penalë, dyshohet se shiste mina me telefon të prodhuara në zonën e Milotit, për llogari të grupeve kriminale në Vlorë.
Raportohet se ai ka kërkuar 10 mijë euro për katër eksplozivët e lidhur me telefon.
Ende nuk ka asnjë detaj se kush ishte i interesuar për blerjen e minave. Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh i kapjes së minave me telekomandë në Vlorë.
“Më herët, Policia e Vlorës sekuestroi 5 mina të tjera gjatë operacioneve “Knock Out” dhe “Knock Out 2”. Si rezultat i punës së Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, u vunë në pranga 4 shtetasit që transportonin këto mina me eksploziv C4”, njofton policia.
Petrit Ndoji ngjatë negociatave për shitjen e minave / Foto: TvKlan: