Mori 9.93 në Fizikë, maturanti kërkon të shohë tezën

Date:

- Advertisement -

Rreth 11 mijë e 600 maturantë kanë bërë këkesën për të riparë tezat e provimeve të maturës. Një e drejtë e cila u fitua vetëm falë protestave të vazhdueshme të gjimnazistëve në dy a tre vitet e fundit. Dyshimet për vlerësimin e tezës dhe mungesës së transparencës kanë bërë që maturantët të kenë pakënaqësi me notën. Nga data 3 korrik, maturantëve do t’u vihet në dispozicion teza e korigjuar si dhe do të kenë një mundësi rikorigjimi.

Në mesin e maturantëve është edhe një nxënës ekselent i cili kërkon të shohë ku ka gabuar. Drini Dalipaj mori notën 10.00 në provimin e matematikës dhe anglishtes, në provimin e gjuhës shqipe mori 9.72, ndërsa lëndën me zgjedhje të fizikës mori 9.93. Pikërisht provimi i fundit i ka ngjallur dyshime se diku ka bërë një gabim që nuk e identifikon dot apo mund të jetë bërë një lapsus në korigjim.

“Mendoj se është e rëndësishme që ta shoh për t’u përmirësuar e për të dal sa më mire. Të gjitha I kam bërë shumë mire dhe tek skema e vlerësimit duhet të kemi parasysh që mund të ketë disa zgjidhje për një ushtrim. Kur flasim për fizikë dhe matematikë duhet të kemi parasysh se ka disa rrugë zgjidhje. Mendoj që unë një ushtrim e kam bërë në një rrugë tjetër dhe prandaj dua ta shoh tezën nëse kam bërë ndonjë gabim apo lapsus , apo diçka tjetër. Dua ta shoh tezën.” – tha i riu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...