Mos merrni flamuj kuqezi se nuk lejohen”. Këtë frazë e kemi dëgjuar shpesh kur ka luajtur Kosova nga disa persona, të cilët kanë interesat e tyre për të mos shpalosur ngjyrat kuqezi. Në këtë linjë mendimi është edhe trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli.
“Asnjë rregull i FIFA-s dhe UEFA-s nuk ndalon flamujt kombëtar në stadiumet tona. Ata që thonë ndryshe gënjejnë sepse nuk duan flamuj kombëtar në stadiumet tona, ata duan vetëm të çojnë pluhur. I inkurajoj të gjithë tifozët të këndojnë himnin kombëtar, të paraqesin flamuj dhe mesazhe patriotike”, u shpreh Sokoli në “Dueli Sportiv”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/