“Myzeqeja” e Vlorës prodhon më pak! Novosela kërkon punëtorë

Date:

- Advertisement -

Dikur e konsideruar një prej zonave me kapacitetet më të larta prodhuese, kryesisht të rrushit dhe ullirit, sot dhe tokat nuk punohen më, pasi banorët janë larguar.

Fshatrat e Novoselës, dikur të cilësuara si “Myzeqeja” e Vlorës sot nxjerrin gjithnjë e më pak prodhim.

Mungesa e krahut të punës, kërkesa e ulët e tregut por dhe çmimi i lartë i pesticideve që jo rrallë janë edhe të skaduara po ndëshkojnë fermerët e fshatrave Panaja, Oshtimë, Kërkovë.

Dikur e konsideruar një prej zonave me kapacitetet më të larta prodhuese, kryesisht të rrushit dhe ullirit, sot dhe tokat nuk punohen më, pasi banorët janë larguar.

Të rinjtë e paktë që kanë mbetur në fshat nuk e preferojmë bujqësinë, ndaj në vreshta për të mbledhur prodhimin gjen kryesisht mosha e tretë. Ata shprehen se janë të detyruar të presin hardhitë për shkak të mos shitjes së produkteve të rrushit. Edhe pse çmimi në tregje edhe për produktet bujqësore vendase mbetet i shtrenjtë, prodhuesit lokalë nuk marrin më shumë se 50 lekë për kg ndërsa kostot nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat e gjeneruara nga bujqësia.TopChannel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...