Na ke zënë rrugën…”/ Kush është vrasësi i 33-vjeçarit në Shkodër, njiheshin që në fëmijëri

Date:

- Advertisement -

Vrasja e Valter Fierzës në fshatin Hot të Ri të Shkodrës e ka një autor të dyshuar dhe ai është Klodian Mhilli.

Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për parkimin e makinës dhe autori i dyshuar, Klodian Mihilli mendohet të jetë fqinji i tij.

Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar Klodian Mhillit, fqinjit të tyre shtëpitë e të cilëve janë pranë njëra-tjetrës.

Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Pas debatit, fqinji i vëllezërve Fierza, ka marrë armën dhe e ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Ka qenë vëllai i Valter Fierzës ai që e gjeti të vdekur jashtë makinës në rrugicën pranë shtëpisë së tyre, e më pas lajmëroi policinë.

Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...