“Na thonë që jemi të dënuar me grupin në Europian, por do të japin zemrën në fushë”, Asllani: Jam në një nga klubet më të mira në botë

Date:

- Advertisement -

Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për “Sport Mediaset”-in, ku është ndalur edhe te përballja e 15 qershorit me Italinë. Mesfushori shqiptar do të sfidojë disa prej shokëve të tij të skuadrës te Interi, me të cilët nuk kanë munguar shkëmbimet e batutave për këtë përballje. Asllani ka folur gjithashtu edhe për suksesin e madh me fanellën zikaltër. Titulli kampion në derbin me Milanin i ka dhënë një gëzim të pamasë lojtarit 22-vjeçar.

“Po, ishte e mrekullueshme të fitoja skudeton në derbin me Milanin, veçanërisht për dikë si unë që kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Arritja tek ylli i dytë si ky na bëri të lumtur. Grupi ishte kompakt dhe i fortë këtë sezon. Shokët e skuadrës më ndihmuan, kam disa lojtarë shumë të fortë para meje, thjesht do të mësoj. Jam në një nga klubet më të mira në botë.

Përballja me Italinë? Mbërrij mirë në takim. Të gjithë thonë me të drejtë se jemi të dënuar në një grup të vështirë si i yni. Kemi pak shanse, e dimë. Por ne kemi e fituar pjesëmarrjen tone. Ne do të vendosim zemrën tonë në fushë. Unë jam i lumtur për të sfiduar disa nga shokët e mi në Inter. Nuk kanë munguar shakatë me ta”, ka thënë Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...