Në fshatin Marinëz të Fierit industria e naftës është burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje.
Pavarësisht rrezikut dhe ndotjes së madhe me të cilin përballen, naftëtarët nuk paguhen aq sa duhet, e sidomos tani pas zgjedhjeve.
Një punëtor nafte ka denoncuar në redaksinë tonë përgjysmimin e papritur dhe të panjoftuar të pagave. Ai thotë se për muajin qershor, që është një muaj pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, punëtorëve të naftës iu êshtë ulur paga me 600-900 dollarë.
Ai thotë se në kontratë dhe para zgjedhjeve paga e punëtorëve të naftës ishte 1.680 dollarë, por ditën e djeshme që janë hedhur pagat e reja ata kanë ulje deri në 900 dollarë.
Në lidhje me këtë problem, punëtori i naftës thotë se sot janë takuar me drejtuesit e zyrave qendrore në Fier, por askush nuk iu ka dhënë shpjegime. I vetmi shpjegim që sekretarja iu ka dhënë punëtorëve është: “Kemi urdhër që mos t’ju japim shumë lekë.”
Gjithashtu punëtori që bën denoncimin, baba i tre fëmijëve, thotë se për pagat kanë urdhër që askush të mos ankohet pasi hiqet nga puna.
Ai ka dyshime se te ulja e pagave të punëtorëve mund të kenë ndikuar drejtuesit shqiptarë të kompanisë “Bankers”.
Denoncimi i punëtorit:
Pershendetje si kaluat doja tbeja nje denoncim qe po i behet puntoreve te naftes ne qytetin e fierit fshati marinez i naftes…prej dites se sotme na kan pergjysmuar rrogat pa na lajmeruar pa arsye dhe nuk na japin pergjigje i bie gati 700-800$ me pak dhe kjo ndodhi direkt pas zgjedhjeve dhe spo gjejm drejtsi kur ne kontrat e kemi te rregullt dhe pagen nqs se e poston anonim dhe flm se sesht fol ndonjher per naftetaret e shqiperis
Atehere kjo esht paga e depozituar ne llogarin tone ne daten 7 qershor 2023. Kam mbuluar te dhenat per arsye se dihet ca ndodh ne shqiperi po moren vesh kush denoncon te heqin dhe nga puna. Kjo pag duhet te ishte 1.680$ sic ka qen dhe muajt me perapa si marsi e me pas
Nuk na japin asnj shpjegim pse i kan hequr gjith ate pagese dhe nuk na pret njeri se dim cdo behet me ne naftetaret marinez/fier. Na kan then qe kush ankohet te largohet, skam cbej jemi me 3 femij i mbuloj te dhenat per privatsi
Beme sot nje far mbledhje puntoresh grup dhe shkuam te zyrat qendrore ne fier dhe nuk jepnin asnj informacion zyrat tona, kshu kemi urdher thoshin. Kemi urdher qe mos tju japim shume leke, kjo ishte pergjigja e sekretareve. Te gjithe puntoret jan minus 600$ e pakta, e shumta 900$, kemi urdher nga kinezet e bankersit thonin. Por qe ktu esht dor shqiptari sbesoj nje kompani aq e madhe sa bankers te bej kto gjera dhe puntoret me me pozit se ne puntoret e thjesht jan telefonuar nga drejtues duke i then mos beni asnj ankes per kto gjera./JOQ