‘Ndalo të lutem…’/ Plagosja në Shijak, Çyrbja u qëllua në sy të fëmijëve, bashkëshortja u lut për mëshirë

Date:

- Advertisement -

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjara e ndodhur në Shijak ku u plagos një person. Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo në sy të familjes së tij. Mësohet se Hodo ka qëlluar tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, por në atë momente në shtëpi ndodheshin bashkëshortja dhe fëmija e Ardjanit.

Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më, në atë momente autori u largua me shpejtësi nga shtëpia. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës Ardjanin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related