Ndeshja Kukësi-Partizani e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” është pezulluar për 10 minuta.
Shkak për këtë ndërprerje është bërë hyrja e tifozëve në fushë pas akordimit të penalltisë në favor të Partizanit.
Në minutën e 98’ arbitri akordoi një penallti për demat por kjo gjë solli irritimin e tifozëve, të cilët hynë në fushë për protesta.
Pavarësisht protestave dhe ndërprerjes, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 pasi 11-metërshi i goditur në minutën e 101’ nga Murataj u përplas në traversë.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e shtatë me 18 pikë.