Ndërron jetë te Trauma gruaja nga Korça, burri e masakroi me thikë “se i harxhonte lekët”

Date:

- Advertisement -

Marjola Myrtollari, bashkëshortja 38 vjeçare që u qëllua barbarisht me thikë një muaj më parë nga burri i saj, ka ndërruar jetë në Tiranë. Ajo u dërgua nga Korça në gjendje të rëndë menjëherë pas ngjarjes dhe mëngjesin e kësaj të shtune mësohet se ka ndërruar jetë.

Çifti kishte tre fëmijë dhe vetëm muajin e fundit ishin zhvendosur në Korçë, ku jetonin me qira në lagjen nr.10 të qytetit. Ata kishin jetuar më parë në Tiranë.

Banorët e lagjes janë shprehur për mediat se nuk i njihnin, as Aleko Myrtollarin dhe as të plagosurën, gruan e tij Marjola Myrtollari, pasi ata ishin të rinj në zonë. Megjithatë, ata kanë thënë se autori konsumonte shpesh alkool dhe qëndronte i dehur.

Para se të masakronte me thikë gruan e tij, 46 vjeçari ka larguar tre fëmijët nga shtëpia. Në debat e sipër, ai e ka qëlluar Marjola Myrtollarin disa herë me thikë dhe është larguar për t’u kapur disa orë më vonë. 38 vjeçarja ishte në gjendje të rëndë për jetën nga plagët e shumta dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Aleko Myrtellari ndodhet me masë sigurie “Arrest me burg” dhe kur ka dalë para togave të zeza të Korçës, ka shfaqur pendesë duke thënë se nuk duhet ta kryente krimin e rëndë. Shkak i debatit sipas tij ka qenë shpenzimi i parave që kishte mbledhur gjatë punës në emigrim nga gruaja, Marjola Myrtollari.

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qavë. U pendova për krimin, s’duhet ta kisha bërë se është nëna e fëmijëve të mi”, është shprehur 46 vjeçari në gjykatë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...