“Ndihmë…”, sherri i Majës me bashkëshortin: Shoqërojeni në rajon! Largohu ore drogaxhi, shko merr…

Date:

- Advertisement -

Sherri mes këngëtares Maja Aliço dhe bashkëshortit të saj duket se paska pasur përmasa të tjera. Së fundmi “Ora Neës” ka publikuar një video ku shihen çifti i bashkëshortëve teksa debatojnë me tone të ashpra me njëri-tjetrin, madje nuk kursejnë as ofendimet ndaj njëri-tjetrit. Madje në një moment, në videon e filmuar nga vetë Arben Shaipi, këngëtarja shfaqet duke thërritur policinë për ndihmë, ndërsa ai vetë i kërkon që të largohet nga banesa. Në momentin që efektivët mbërrijnë në apartamentin ku Maya dhe Shaipi ndodhen, ky i fundit i kërkon atyre që ta marrin në rajon.

Por mes çifti duket se nuk ndalen as ofendimet, teksa secili ka pretendimet e tyre për situatën në të cilën ndodhen. Ajo e akuzon se shtëpia është e saj, ndërsa edhe ai pretendon po të njëjtën gjë.

SHERRI MES TYRE:

Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Jeni e lutur të zbrisni që këtu
Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë.
Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Mos i kap me dorë gjërat e mia
Maya Aliçkaj: Mu largo këtej. Ndihmë! Pse më prek me dorë? Më preke me dorë tani. O gangster.
Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha.
Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Është shtëpia ime
Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon se ka bërë 20 denoncime. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen edhe kërcnëon. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon.
Polici: Dëgjoje dhe atë zotëri.
Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.
Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.
Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.
Polici: Do vinë të dy në rajon.
Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.
Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.
Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.
Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.
Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë
Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.
Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin. Shuaipi është urdhëruar me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit ku jeton këngëtarja bashkë me djalin. Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje./ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...