Tek gofundme me poshte gjeni linkun për të ndihmuar vëllain e vogël të Klajdit, Xhulianon për të sjellë trupin e ndjerë të të vëllait në shtëpi.
Klajdi Bitri, është 23-vjeçari shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo, Itali. I riu punonte në port dhe ishte i integruar me komunitetin e Ankonës, aty ku jetonte. Bitri u vra nga një algjerian në përpjekje për të mbrojtur një mik italian. Ky i fundit u sulmua nga algjeriani, dhe më pas Bitri u fut në sherr për të shpëtuar shokun.
“Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë. Prindërit nuk do të mund të vijnë në Itali. Ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të kthejë trupin e vëllait në Shqipëri. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për të gjetur një jetë më dinjitoze”,– thotë vëllai i shqiptarit.