Ditën e djeshme u publikua video e plotë e skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Në video, shfaqet Alma.K e cila për 13 minuta kryen aktin seksual me Gjicin dhe më pas “siguron” edhe tenderin për kastrimin e qenve të Kukësit.
Pasi i dha “OK” për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e Bashkisë që të përfundojnë proceduar.
Alam gjatë bisedës me Gjicin tregon se kostoja për një qen në një muaj shkon 60 mijë lekë të vjetra.
Lexo po ashtu
Aktori Ismet Drishti ka reaguar i revoltuar lidhur me situatën. Ai tha në Euronews se është e dhimbshme të shikosh se si paguhen më shumë lek për një qen se sa për një familje që merr ndihmë sociale.
Drishti: I vë në dispozicion gjithë stafin dhe i thotë t’i bëjmë ne këto shkresat, këtu vepra penale është më se e kopsitur. Po ta dëgjosh me vëmendje Gjicin, thotë se do t’i bëjmë ne këto gjërat e tjera. Unë përpara së gjithash ndjeva një dhimbje të tmerrshme kur dëgjova..se ne jetojmë në Shqipëri dhe nuk mund të flasim vetëm për probleme ligjore, kur dëgjojmë që shkojnë dhe kërkohen 60 mijë lekë të vjetra për një qen. A dini të më thoni se sa është ndihma sociale sot? 30 mijë lekë të vjetra. A e kuptoni se ku jetojmë? A e kuptoni se sa luftë bëhet për një qen?
Pjesë nga biseda e Gjicit me Almën:
Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.
Punonjësi: Si veprojmë ne?
Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.
Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…
Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet
Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua
Alma K.: Se i kam në makinë telefonat
Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje
Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.
Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.
Alma K.: Ok se bashki e vogël është./Albeu.com.