Me rikthimin e tij te Leçe, Ylber Ramadani ka dhënë një intervistë për mediat e klubit ku ai luan. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka folur për Europianin me Shqipërinë, objektivat sezonale dhe për shokun e tij të skuadrës te Leçe dhe Shqipëria, Medon Berishën.
Si ndiheni pas Euro 2024?
“Jam mirë. Jam kthyer dhe tani fillon një sezon tjetër. Le të shpresojmë që do të shkojë mirë. Kur isha në Euro 2024 të gjithë shokët nga ekipi i Leçes më shkruanin ‘Jemi me ty’. Ishte e mrekullueshme. Shqipëria bëri një kampionat europian të madh, por mund të kishim bërë edhe më mirë”.
Objektivi sezonal?
“Sigurisht që është mbijetesa. Por si gjithmonë, dua të arrij maksimumin. Shpresojmë të kemi një tjetër sezon të mrekullueshëm”.
Tifozët e Leçes?
“Tifozët tanë janë vërtetë të më të mirët, si në shtëpi ashtu dhe në transferta. Me ta ne mund të bëjmë histori”.
Debutimi i Medon Berishës me Shqipërinë?
“Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit të Serie A dhe trajneri i Kombëtares e shpërbleu. Ai është i ri dhe ka cilësi të jashtëzakonshme, shpresoj t’i shprehë të gjitha”.