Në Itali e quajnë detyrim fitoren me Shqipërinë, përgjigja e Bufonit: Kanë vlera dhe i kanë treguar, do të jenë problem në grup

Date:

- Advertisement -

Shqipëria është shortuar në grupin më të vështirë të mundshëm të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë do të provojnë shanset e tye kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. I pyetur gjatë një intervistë për “Rai”-n nëse fitorja duhet të jetë detyrim ndaj Shqipërisë, Bufoni është treguar i matur në përgjigjen e tij. Ish-portieri italian ka thënë se kuqezinjtë kanë vlera dhe se duhen trajtuar me respekt.

“Është pak si grupi i vitit 2012, me Spanjën, Kroacinë dhe Irlandën. Kaluam si vendi i dytë dhe në këtë rast do të kalojnë edhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, kështu që ne kemi shanset tona. Jemi të shqetësuar, por nuk mendoj se edhe të tjerët po kërcejnë nga gëzimi.

Në ndeshjen hapëse me Shqipërinë fitorja duhet të jetë detyrim? Do të jetë një stimul. Objektivisht besoj se është më mirë dhe më e ndershme të mos e vendosim qerren para kalit. Shqipëria është në një grup të hekurt, por duhet respektuar dhe marrë seriozisht. Problemi do të jetë i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë. Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një humbje në debutim mund të rrezikojë kualifikimin. Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar”, ka thënë Xhan Luixhi Bufoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...