Në Mal të Zi nis konkursi “qytetari më dembel”, çmimi 1000 euro

Date:

- Advertisement -

Në Malin e Zi ditën e sotme ka nisur konkursi tradicional i quajtur “qytetari më dembel” që i dedikohet atij që fle më shumë gjumë.

Gara tradicionale e vendit filloi në fshatin Etno të Breznës, që ndodhet afër qytetit të Nikshiqit, me një pjesëmarrje rekord prej 21 personash për të konkurruar për një çmim prej 1000 euro (1086,56 dollarë) dhe titullin “qytetari më dembel”.

Organizatori i konkursit, Mico Blagojevic, tha për mediat se konkursi u mbajt për herë të parë 12 vjet më parë për shkak të miteve që përhapen se malazezët janë “dembelë”.

“Kështu që e gjithë bota na njohu,” tha Blagojevic, duke shtuar se Dubravka Aleksic, e cila mban rekordin 117 orësh të vendosur në 2021, është ndër konkurrentet e këtij viti.

Sipas rregullave të konkursit, pjesëmarrësit që garojnë të shtrirë lejohen të flenë, të plotësojnë nevojat e tyre për ushqim dhe pije, të lexojnë libra dhe të përdorin telefonin; ngritja në këmbë konsiderohet shkelje e rregullave.

Garuesit lejohen të plotësojnë nevojat e tyre personale çdo 8 orë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...