Në një kohë që në Shqipëri qiratë e banesave janë rritur me deri 90% në 5 vitet e fundit, në Austri shteti ndërhyn për të prandaluar raste të tilla.
Qeveria e Austrisë duke parë që inflacioni i përgjithshëm ka arritur në 7%, ka kërkuar që gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë të rriten vetëm një herë në vit, me një maksimum prej 5 për qind.
Plani do të kufizojë rritjen e qirave në 5 për qind deri në fund të vitit 2026 në një përpjekje për të zbutur një rritje të kostove në të gjithë sektorin e qirave. Sipas qeverisë, kufiri do të parandalojë rritjet prej rreth 15% që ishin parashikuar për vitin e ardhshëm në disa banesa publike.
Kancelari Karl Nehammer i Partisë Popullore të qendrës së djathtë (ÖVP) tha:
Për sa i përket qirave, ne si shtet do të ndërhyjmë së shpejti sepse qiratë po rriten shumë shpejt.
Propozimi i qeverisë është pjesë e një pakete më të gjerë për të luftuar inflacionin, për shtresat më në nevojë dhe për ta bërë jetesën më të përballueshme.