Në shtëpi e priste gruaja dhe djali 3-vjeç, i riu shqiptar nuk mbërriti dot pranë tyre

Date:

- Advertisement -

Në shtëpi e priste gruaja e re, 24 vjeç dhe djali i vogël, vetëm 3 vjeç: por shqiptari Iralt Merdita nuk arriti kurrë për të ngrënë darkë. Ai ndërroi jetë në spital, në Civile, pak orë pas aksidentit në të cilin u përfshi. Ai sapo kishte mbaruar punën dhe po udhëtonte përgjatë rrugës provinciale në zonën Leno, kur duke hipur në motorin e tij Honda Cbr u përplas me një automjet tip Volkswagen Passat, i drejtuar nga një grua 40-vjeçare.

Për shkak të përplasjes së dhunshme motori i tij u nda në dysh, ai u transferua urgjentisht në spital por të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë.

Kush ishte Iralt Merdita

I lindur në vitin 1995 dhe 28 vjeç në shkurt, Iralt Merdita lindi dhe u rrit në Shqipëri. Disa vite më parë u transferua në Itali, në kërkim të punës dhe jetës më të mirë. Fillimisht në Crotone ku jetojnë ende prindërit e tij dhe më pas në Ghedi së bashku me vëllai i tij Klevis. Ai ishte një mekanik dhe kolegët e tij thonë:

Ishte djalë shumë i mirë, i sjellshëm, i përgjegjshëm dhe i disponueshëm.

Dinamika e aksidentit që ndodhi rreth orës 20 të së mërkurës, po shqyrtohet ende nga karabinierët. Trupi i pajetë do t’u kthehet familjarëve, të cilët kështu do të mund të organizojnë varrimin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...