Nën hetim për 500,000 euro, zbulohet lushnjari që iku nga Porti i Durrësit me ndihmën e policit 23 vjeçar

Date:

- Advertisement -

Elidon Çela, një i ri nga Lushnja që në tetor të vitit të kaluar u ndalua në Portin e Durrësit, pasi në autobusin e linjës që ai drejtonte u zbuluan 500 mijë euro të padeklaruara. Pronari i kompanisë “Buon Aventura” mësohet se është personi që është larguar më datë 17 shtator nga Shqipëria.

Drejtësia shqiptare nisi një hetim për Çelën dhe më datë 14 Shtator, Gjykata e Lartë kishte vendosur që 32 vjeçari të kthehej në qeli.

Mirëpo, pavarësisht këtij vendimi, Elidon Çela është paraqitur në Portin e Durrësit dhe është lejuar të merrte tragetin për në Itali. Për këtë ngjarje është ndaluar dje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndihmës kontrollori Gledis Lushi.

Nuk dihet në ç’rrethana polici 23 vjeçar e ka lejuar Çelën që të dilte nga Shqipëria, edhe pse ndaj tij ishte aktive një masë ndalimi “Arrest në burg”.

“Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor Gledis Lushi, 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga Porti i Durrësit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga institucioni i drejtuar nga Ardi Veliu.

Lexo edhe: AMP prangos kontrollorin në Portin e Durrësit: Lejoi një të kërkuar për disa vepra penale të ikte nga Shqipëria

Gjithashtu, shtetasi Elidon Çela është arrestuar dhe në shkurt të këtij viti nga autoritetet e Portit të Vlorës. Ende pa mbyllur mirë “hesapet” për 500,000 eurot që u zbuluan në autobusin e tij në Portin e Durrësit, ky shtetas provoi të fuste mallra kontrabandë nga Vlora.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...