Eglanta Isufi, nëna e foshnjës së braktisur është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6, burime prane këtij komisariati bëjnë me dije se fillimisht 30-vjeçarja e ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe nënën e 30-vjeçares e cila gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vertetuar dyshimet e efektivëve.
30 vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, thjesht ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku e reja lindi fëmijën që I përkiste gjinisë mashkullore në garazhdin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, dhe më pas e la foshnjën të braktisur po aty, në një divan të vjetër.
Fëmija, sapo u gjet u dërgua menjëherë në maternitetin “Koço Gliozheni” për ndihmë mjekësore, ku u bë e ditur se ndodhet në intubim dhe gjendje të rëndë për jetën.